Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pandemia/ Gent Sejko jep alarmin: Aktiviteti ekonomik pritet të shënojë rënie

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Për shkak të përhapjes së pandemisë nga Covid-19 gjatë vitit 2020, aktiviteti ekonomik pritet të  shënojë rënie në Shqipëri.

Kjo rënie parashikohet  të jetë kalimtare dhe të rikuperohet më pas në vitet në vijim, deklaroi Guvernatori i Bankës Shqiptare, Gent Sejko, në takimin e 43-të të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit.

Sipas ‘monitor’ Sejko theksoi rëndësinë e masave të ndërmarra nga autoritetet publike për përballimin e kësaj situate, si paketa fiskale dhe miratimi i fondeve për garancitë sovrane të ofruara nga qeveria shqiptare, për të mbështetur me kredi bankare kompanitë.

Guvernatori prezantoi masat e ndërmarra nga BSh për të minimizuar kostot e pandemisë Covid-19 në ekonominë e vendit, si ulja e normës bazë të interesit në nivelin historik prej 0.5%, furnizim me të gjithë likuiditetin e nevojshëm të sistemit bankar, duke hequr kufijtë sasiorë, eleminimin i kostove të operimit të sistemeve të pagesave elektronike, sigurimi i pandërprerë i ekonomisë me para fizike, shtyrja me dy tremujorë e pagesave të kësteve të kredisë për bizneset dhe familjet në vështirësi financiare, si dhe ndryshimet rregullative me qëllim sigurimin e zgjedhjeve së kërkesave të klientëve dhe sigurimin e shëndetit të bankave e sistemit në tërësi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll