Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pandemia e Covid anuloi koncertin, Drejtoresha Julia Dhame jep lajmin e mirë: Maluma do të vijë në Tiranë, biletat do jenë të njëjtat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pandemia e covid-19, ashtu si në gjithë botën bëri që shumë koncerte të planifikuara të anuloheshin. Kështu ndodhi dhe në Shqipëri. Këngëtari me famë botërore Maluma do të vinte në Tiranë, por koncerti i planifikuar në Ditën e Verës u anulua.

Drejtoresha e Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, Julia Dhame bën me dije se këngëtari i famshëm do të vijë në Shqipëri për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij, dhe do të jetë pikërisht për Ditën e Verës, ashtu siç ishte planifikuar më parë.

“Duke qenë se vendet e Europës po shkojnë drejt hapjes dhe nisjes së koncerteve, edhe Shqipëria do të nisë aty ku e la para pandemisë. Arja e Maluma në Tiranë u lidh ngushtë me Ditën e Verës dhe data e re e këtij koncerti është vendosur pikërisht 14 mars 2022.

Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatore e këtij koncerti bën me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re tyë koncertit. “Të njëjtat bileta mund të përdoren për datën e re”, informon kompania”, shkruan Dhame.

Lexoni njoftimin e plotë të saj:

Screenshot 2 13

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img