Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Pandemia e COVID-19 rriti borxhin ndaj OSHEE me 24 milionë euro, debitori më i madh është vetë shteti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

099b7eff3bd11cc9cebaa028fb94c342

Familjarët dhe vetë institucionet shtetërore nuk kanë arritur të paguajnë në kohë faturat e energjisë elektrike në vitin 2020 duke krijuar kështu një rritje të përgjithshme të borxhit që këto kategori kanë ndaj kompanisë së shpërndarjes.

Gjendja debitore u rrit paralelisht në tre nga katër kategoritë që merren në analizë dhe pjesa më e madhe e kësaj rritjeje i takon institucioneve jo buxhetore kryesisht ujësjellës, shkolla, spitale.

Viti 2020 u mbyll me një gjendje debitore ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) prej 75.6 miliardë lekë nga 72.5 miliardë që ishte në fund të vitit paraardhës. Kjo rritje me rreth 4.2 për qind e borxhit apo e llogaritur në rreth 24 milionë euro duket se është efekti që ka lënë pandemia e COVID-19, një fakt i pranuar edhe më herët nga OSHEE për “Monitor”. Karantina, kufizim i lëvizjeve dhe efekti zinxhir që ka shkaktuar pandemia në financat e të gjitha kategorive ka bërë që të ketë më pak fatura të paguara.

Pavarësisht se tendenca është e ngjashme në të gjitha kategoritë, pra kemi rritje të borxhit, efektin kryesor e kanë dhënë insitucionet jobuxhetore. Nga totali prej 24 milionë euro rreth 90 për qind ka ardhur nga këto institucione ku një pjesë është me vetëfinancim. Vetëm borxhet e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj OSHEE arrijnë në 17 miliardë lekë për të cilat është kërkuar angazhim i qeverisë qendrore pasi kompanitë publike të vetme nuk kanë mundësi ta përballojnë.

Familjarët nga ana tjetër kanë shënuar një rritje të lehtë të gjendjes së tyre debitore ndaj OSHEE. Në total borxhi i akumuluar për këtë kategori deri në 31 dhjetor 2020 është 46.7 miliardë lekë çka do thotë se është rritur me 0.2 për qind në raport me fundin e vitit 2019 apo rreth 1 milionë euro në vlerë.

Vetë qeveria qendrore apo institucionet e saj buxhetore kanë shfaqur gjithashtu mungesë korrektese me pagesat ku debia e tyre totale ndaj OSHEE në fund të 2020 ishte 4.1 miliardë lekë duke u rritur me 11.5 për qind në raport me fundin e një viti më parë.

Biznesi apo kategoria e privatëve është i vetmi që jo vetëm nuk ka rritur gjendjen e tij debitore por e ka ulur atë deri në fund të 2020. Ky i fundit duket se ka vazhduar të paguajë faturat korrente por edhe respektimin e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e borxhit çka ka bërë që gjendja debitore të ulet me 1.6 milionë euro duke qëndruar në nivelin e 11.1 miliardë lekëve në fund të 2020-ës.

Më shumë

spot_img
spot_img