Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
40 %
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Pandemia drejt fundit? Bill Gates pesimist: Më e keqja mund të mos ketë ardhur akoma

Lajme të ngjashëm

Miliarderi Bill Gates ka paralajmëruar se ekziston rreziku që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e pandemisë COVID-19.

Ai tha se nuk donte të tregohej pesimist, por shtoi se ekzistonte rreziku që mund të krijohej një variant edhe më transmetues dhe akoma më fatal. Sipas tij, rreziku që kjo të ndodhë është 5%, dhe kjo nuk është hera e parë që Gates bën parashikime të tilla.

Në dhjetor 2021, ai paralajmëroi miliona ndjekësit e tij në rrjetet sociale që të përgatiteshin për pjesën më të keqe të pandemisë.

“Ne jemi ende në rrezik që kjo pandemi të gjenerojë një variant që do të ishte edhe më transmetues dhe akoma më fatal. Nuk ka gjasa, nuk dua të jem një pesimist por është shumë më e lartë se një rrezik prej 5% që nga kjo pandemi, të mos e kemi parë as më të keqen”, tha Gates.


Më shumë