Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Pandemia dhe rimëkëmbja”, Ruçi: Qeveria e përgatitur për të përballuar Covid-19

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme po mbahet Konferenca Shkencore “Pandemia dhe rimëkëmbja”, ku po flitet për situatën nga pandemia.

Fjalën e ka mbajtuar edhe Kryetari i parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, i cili u shpreh se qeveria është e përgatitur për ta përballur pandeminë.

“Kuvendi dhe parlamentarët u përgatitën për koronavirusin. Tërmeti na kujtoi se ligjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga fenomenet e natyrës duhet të rregullohen. Përballimi i pasojave të tërmetit kërkonte lidership teknik. Përballimi i pandemisë është një sfidë shumë e madhe.

Përballimi i pandemisë kërkon lidership, që kërkon bashkëpunim të qeverisë me qytetarët. Kërkuam nga qytetarët bashkëpunim dhe pjesëmarrje. Pandemia ka shkaktuar pasoja ekonomike e sociale si dhe thellim të pabarazisë sociale”, tha Ruçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu