Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

PANDEMIA/ Bizneset e përshtatura me teknologjinë po mbijetojnë dhe po krijojnë avantazhe të reja, Karçanaj flet për ‘smart working’

spot_img

Lajme të ngjashëm

b97ec096b619711d9d8df42dca716f1b

Bizneset e përshtatura me teknologjinë jo vetëm po mbijetojnë por po krijojnë avantazhe të reja.

Është ky konstatimi i Linda Karçanajt, drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e cila drejton njëherazi e-albanian.  

Gjatë kësaj periudhe pandemie, në e-albania sipas shifrave zyrtare ka patur 15 milion vizita dhe kjo sipas Karçanajt dëshmon ndikimin e pashmangshërm të teknologjisë në jetën tonë si dhe efikasitetin e shërbimeve online.

Kemi nevojë për investime në teknologji, thotë ajo në një intervistë për revistën ekonomike Monitor.

Një trend që qeveria shqiptare e ka nisur prej vitesh në sektorin publik. Sot është më se e domosdoshme të aplikohen format e reja të “smart-working”, investimit në rrjete të mira dhe trajnimit të punonjësve, këshillon Karçanaj teksa liston një sërë shërbimesh që bizneset mund të marrin online.

“Kemi dyfishuar shërbimet e tjera për biznesin, që nga marrja e certifikatave të thjeshta e deri te transaksionet financiare më të domosdoshme. Mund t’ju përmend këtu shërbimet më të përdorura me vulë elektronike si listëpagesa e kontributeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, vërtetim i likuidimit të taksave, vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti, vërtetim për pagim detyrimesh, vërtetim xhiro për tre vitet e fundit etj.

Me një ndalesë të vetme online, biznesi praktikisht kryen të gjithë ciklin që i duhet në raport me shtetin. Këtu përfshihen aplikimet për leje dhe licenca, hapja e një biznesi në ri, pagesa e taksave, dorëzimi i bilanceve, pagesa tatimore, vërtetime të ndryshme me vulë elektronike, ekstrakte, veprime përmbarimore etj.

Gjithashtu, së fundmi kemi edhe shërbimin për pezullimin e përkohshëm të biznesit. Në e-Albania, ky shërbim është kthyer në një ndihmë të vërtetë për gjithë ato biznese që hasën vështirësi gjatë pandemisë e që duhej të mbylleshin.

Deri në fund të vitit, sportelet e institucioneve publike që detyrojnë qytetarët apo bizneset të presin në radhë, do të numërohen me gishtat e dorës. Besoj se ju i imagjinoni skenat e pak viteve më parë, kur edhe për një certifikatë mbahej radhë me orë, apo për vërtetime deri në disa ditë. Pra do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë raporti i shtetit me qytetarin në shërbime. Nuk do të ketë më radhë, nuk do ketë më pagesa, nuk do ketë më zyrtarë të papërgjegjshëm që detyrojnë bizneset të paguajnë nën dorë. Biznesit nuk i kërkohet më të plotësojnë dosje aplikimi për leje dhe licenca, pasi punonjësi i administratës mund të mbledhë të gjitha vërtetimet që jepen nga vetë shteti përmes sistemit elektronik. Për këtë kemi trajnuar rreth 9 mijë punonjës të administratës. Ky është revolucioni dixhital shqiptar që po transformon totalisht sjelljen e të bërit biznes në Shqipëri”, thotë Karçanaj.

“Bizneset mund të bëjnë pothuaj të gjithë pagesat në formë elektronike në e-Albania të tilla si; tarifat kombëtare, tatimin mbi të ardhurat personale, tatimfitimin, tatimin e thjeshtuar mbi fitimin, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tarifat vendore etj. Krahas të gjithë këtyre shërbimeve, bizneset përfitojnë edhe nga efektshmëria e portalit. Në momentin që një biznes nis të plotësojë formularët, rreth 70% plotësohet automatikisht nga sistemi, sepse kemi integruar 53 regjistra elektronikë që shkëmbejnë të dhëna në kohë reale”, shprehet më tej drejtoresha teksa pohon se kostot e biznesit do ulen në minimum.

“Kostot administrative për biznesin do të ulen në minimum. Besoj se kjo do të thotë shumë. Deri më sot, biznesi ka pasur punonjës të dedikuar, që punonin vetëm për të mbajtur letra në rregull me shtetin, të mbanin radhë në sportele, të paguanin tarifa, etj. Këtu nuk po llogaris riskun e vazhdueshëm të biznesit për të rënë pre e abuzimeve të administratës. Të gjitha këto kanë marrë fund tashmë.

Do të mbi dyfishojmë shërbimet deri në fund të vitit, të cilat do t’i prezantojmë një nga një për të gjitha bizneset.

Nënshkrimi elektronik për biznesin është një tjetër shërbim që e-albania ofron, ku ulja e kostove për biznesin, në marrëdhënie me shtetin, por edhe në marrëdhënien biznes-biznes, ulet ndjeshëm në çdo ditë që kalon. Bizneset tashmë shkëmbejnë dokumente të nënshkruara elektronikisht me vlerë të plotë ligjore në distancë, dhe nevoja për t’u takuar apo për të dërguar letra fizike është 0.

Kam vetëm një këshillë; të investojnë në teknologji! Më mirë të kursehet në diçka tjetër, se sa në investimet në teknologji. Pandemia e tregoi se bizneset e përshtatura me teknologjinë, jo vetëm mbijetuan, por edhe po krijojnë avantazhe të reja. Kemi nevojë për investime në teknologji, një trend që qeveria shqiptare e ka nisur prej vitesh në sektorin publik. Sot është më se e domosdoshme të aplikohen format e reja të “smart-working”, investimit në rrjete të mira dhe trajnimit të punonjësve. Jemi pjesë e një tregu global dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë në avantazhin tonë, pasi i kemi mundësitë, veçanërisht në burime njerëzore. Informaticienët dhe Inxhinierët elektronikë shqiptarë janë mjaft të përgatitur dhe të gatshëm të konkurrojnë”, përmbyll Karçanaj apër Monitor.

 

Më shumë

spot_img