Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

PANDEMIA/ Basha ka një THIRRJE dhe një PREMTIM të madh për shqiptarët: Ruani veten! Ruani dhe faturat e shpenzimeve pasi qeveria e ardhshme do bëjë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

1f1608fa75e11a874993b641c9eb1598

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të ruhen nga Covid-19 duke respektuar masat, pasi qeveria sipas tij, i ka braktisur.

Basha tha se sot shqiptarët kanë vetëm “Zotin dhe veten”, ndaj duhet të bëjnë kujdes për të respektuar higjenën, distancën e maskat.

Basha gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme të ardhurash për t’u kuruar nga Covid-19 që të ruajnë faturat e barnave, pasi ai tha se do të bëjë gjithçka për t’i rimbursuar, nëse vjen në pushtet.

“E kam një thirrje për çdo qytetar. Merrni çdo masë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Do ta bëj këtë thirrje edhe tani edhe kur qeveria tjetër të braktisë çdo shpenzim lluksi. Por po ua bëj dyfish sot. Ruani veten! Sot dyfish më shumë. Normalisht na ruan Zoti, vetja dhe qeveria. Sot kemi vetëm Zotin dhe veten. Të kujdesemi sa më shumë për njëri-tjetrin deri sa të kemi një qeveri që të marrë masa të paktën sa vendet e rajonit. Merrni masat, që nga maskat, higjena dhe distancimi. Të gjithë ata që kanë mundësi financiare të bëjnë gjithçka dhe të ruajnë faturat, se qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka që borxhi që u ka zhytur qeveria, të mos jetë një gur në qafën tuaj”, deklaroi Basha.

Më shumë

spot_img