Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Pandeli Majko rikthehet në politikën aktive, merr mandatin e deputetit Alqi Bllako

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti socialist Alqi Bllako ka lajmëruar mbrëmjen e sotme se ka vendosur të japë dorëheqjen nga mandati, pa pritur që Kuvendi të mblidhet për të nesër në orën 18.00, shkruan newsbomb.al. SPAK dorëzoi në zyrën e kryetares Lindita Nikolla kërkesën për lejimin e arrestimit të Bllakos.

“[…] kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë”, shkroi ndër të tjera Alqi Bllako.

Tashmë, që deputeti socialist deklaroi dorëheqjen, mandati tij do t’i kalojë një tjetër socialisti. Pandeli Majko do të rikthehet në politikën aktive sepse mandati i Bllakos i takon pikërisht atij, dhe në bazë të ligjit do të bëhen zëvendësimet përkatëse.

Kodi Zgjedhor parashikon se në momentin kur një deputet ndërpret mandatin, atëherë ky i fundit i kalon kandidatit që vijon në listën e së njëjtës parti në zonën zgjedhore përkatëse. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 Pandeli Majko grumbulloi 8750 vota, por nuk e theu dot herësin dhe për rrjedhojë nuk mori dot as mandatin.

“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar.

Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”, thotë Kodi Zgjedhor.

Pandeli Majko renditej i 19-ti në listën e Tiranës, por Partia Socialiste arriti të nxirrte vetëm 18-të deputetë. I fundit që e kapërceu listën ishte Eduard Shalsi (i renditur i 18-ti), shkruan newsbomb.al. Me tërheqjen e Alqi Ballakos, rifutet përsëri në lojë Pandeli Majko dhe nëse ky i fundit pranon të marrë mandatin, atëherë ai do të jetë përsëri deputet i PS.

 19 emrat e parë në listën e PS për Qarkun e Tiranës:  

  1. Luljeta Bozo
  2. Najada Çomo
  3. Ervin Bushati
  4. Ogerta Manastirliu
  5. Arben Ahmetaj
  6. Ulsi Manja
  7. Etilda Gjonaj
  8. Arben Pëllumbi
  9. Elisa Spiropali
  10. Belinda Balluku
  11. Toni Gogu
  12. Etien Xhafaj
  13. Ermonela Felaj
  14. Xhemal Qefaliaj
  15. Fidel Ylli
  16. Klotilda Ferhati
  17. Alqi Bllako
  18. Eduart Shalsi
  19. Pandeli Majko

Më shumë




spot_img








spot_img