Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pandeli Majko replikon me Ivica Daçiç: Serbia meriton më shumë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

131e131ef63c6710b78bea6e1629c83f

Ish-kryeministri Pandeli Majko i është përgjigjur deklaratës së ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili akuzoi diasporën shqiptare se po përgatit sulme ndaj ambasadave të Serbisë në Europë.

Duke ironizuar këtë qëndrim, Majko shprehet se diplomacia nuk është paturpësi ndaj dhe Serbia meriton më shumë.

“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë. Ai ka paralajmëruar që politikanët shqiptarë “të mos luajnë me zjarrin”… Dikur një Gjeneral i ushtrisë Austro – Hungareze për tregëtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se: “Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…” Historisë nuk i ka munguar sensi humorit kur tentoi të zëvendësojë Vjenën me Beogradin. Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë”, shkruan Majko.

Lexo edhe: “Shqiptarët po përgatisin sulme terroriste ndaj ambasadave tona”. Deklarata provokuese e Ivica Daçiç merr përgjigje vetëm nga Kosova

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img