Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Pandeli Majko “PRO” shkarkimit të Presidentit: Një votë që më rëndon shumë, Ilir Meta ka qenë pjesë e jona! Por, ka shkelur betimin e tij

Lajme të ngjashëm

Ministri Pandeli Majko ka deklaruar hapur në Kuvendi, votën “pro” shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, shkruan newsbomb.al. Nga foltorja, Majko tha se kjo votë e rëndon shumë, por sipas tij Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur betimin e tij.

“Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur betimin e tij! Arsyeja pse kam dalë sot ëhstë për të nënvizuar pozitën time të vështirë. Kryetari i grupit parlamentar e di shumë mirë se unë kam refuzuar ta firmos për herë të parë kur u iniciua shkarkimi i Presidentit Meta. Arsyet janë të shumta. Por, tani mendoj që Presidenti Meta është bërë promotor i mosseriozitetit të shtetit shqiptar. Edhe karshi të tjerëve. Është e pafalshme”, tha Majko.

“Ilir Meta ka qenë pjesë e jona. Është votuar nga kjo masë votuesish”, tha Majko, dhe kërkoi që Parlamenti të votojë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Pjesë nga deklarata e Pandeli Majkos:

Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur betimin e tij! Arsyeja pse kam dalë sot është për të nënvizuar pozitën time të vështirë. Kryetari i grupit parlamentar e di shumë mirë se unë kam refuzuar ta firmos për herë të parë kur u iniciua shkarkimi i Presidentit Meta. Arsyet janë të shumta. Por, tani mendoj që Presidenti Meta është bërë promotor i mosseriozitetit të shtetit shqiptar. Edhe karshi të tjerëve. Është e pafalshme.

Në marrëdhënie me procesin zgjedhor, me faktorët strategjikë ndërkombëtar, sidomos me politikën e SHBA, askush në Shqipëri nuk i ka askujt borxh në lidhje me këtë çështje. Prandaj shkurt dhe qartë, mendoj se këshilla që në përgjithësi jepen në politikë: se më mirë të urrejnë për atë që je sesa të të duan për atë që nuk je, qëndron për rastin në fjalë.

E mora fjalën për të shprehur votën time pro shkarkimit. Një votë e cila sigurisht më rëndon shumë, por është një votë që në thelb ka raportet me të vërtetën. Një e vërtetë e cila në thelb ftoj cdo deputet të ballafaqohet. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona. Është votuar nga kjo masë votuesish.

Raporti jonë me të vërtetën duhet të jetë i qartë. Dhe e qarta është e shkruar e zeza mbi të bardhë, ndaj kam firmosur kërkesën me 49 firma të deputetëve, ndaj do të votoj pro shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për të tjerat le të na gjykojë koha.

Më shumë