Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
46 %
1.5kmh
0 %
Mër
8 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Pandeli Majko i kthehet Berishës: Lëri patronazhistët e PD, po merru me ata të Shën Petërsburgut! Partia jote ka marrë para ruse

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, gjatë fjalës së tij në sallën e Kuvendit ka folur në lidhje me lobimin rus në Partinë Demokratike.

Majko u shpreh se shqetësim real duhet të jenë patronazhistët e Shën Petërsburgut të cilët sipas tij kanë cenuar sigurinë kombëtare dhe jo patronazhistët e Partisë Socialiste.

Kjo deklaratë e Majkos erdhi pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili foli në lidhjet me të dhënat e shqiptarëve të nxjerra nga patronazhistët.

“Berisha nuk ka pse ti kërkojë qeverisë shqiptarë një zgjedhje të ndryshme nga ajo që ai ka kërkuar disa vite më parë. Në Shqiperi sot me të drejtë opozita e përsërit çështjen e patronazhistëve. Unë jam dakort që opozita të ketë reflektime të natyrave të ndryshme, por para se të mërreni me patronazhistët e  PS merruni me patronazhistët Shën Petersburg. Kjo është një temë  e një ish drejtuesit të PD. Kjo është një çëhstje që ka prekur dias parti në Be dhe anëtarë të NATO.

E mirëkuptoj faktin se drejtues të PD kanë marrë disa hapa lidhur me një komision adutimi, por kjo më duket ende një histori e debati të brendshëm, ajo që dueht trajtuar është fakti se Shqipëria  nëpërmejt një partie i është prekur sigurie kombëtare, dhe kur preket siguria në kushtet që ndodhet aktualisht pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë kjo është një çëhstje shumë serioze.

Patronazhistët Shën Petersburg janë problemi kryesor. Ne jemi absolutisht në një akt terorist të mriëfilltë nga Irani, por problemin më të madh e kemi, ka marrë para zoti Berisha dhe ti ke qenë atje ka marrë para nga Shën Petersburg.

Të bën mirë të dëgjosh dhe të kuptosh se ajo që ka ndodhur me partinë tënde ka marrë para ruse, këto para nuk i gjeni dhe nuk keni për ti gjetur te PS. Unë e kuptoj që ju keni reflektuar, ajo për të cilën u çova është për të thënë ne smund ta kalojmë këtëm e një ngritje auditi nga ana juaj”, tha Majko.

Më shumë


spot_img









spot_img