Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pandeli Majko e Safet Gjici vizitë në Kosovë, ftojnë Albin Kurtin të vizitojë Kukësin

Shkruar nga Newsbomb
Pandeli Majko e Safet Gjici vizitë në Kosovë, ftojnë Albin

Kryeministri i Kosovës Albin  Kurti, ka pritur në zyrë një delegacion nga Shqipëria. Në zyrën e tij kanë qenë deputetët socialist  Pandeli Majko dhe Gerta Duraku, si dhe kryebashkiaku e prefekti i Kukësit, Safet Gjici e Ali Hallaçi.

Ata kanë biseduar për mënyrat dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë në nivel qendror dhe projekteve të përbashkëta në atë lokal. Qarku i Kukësit ka vlerë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, u tha në takim. Me këtë rast Kurti u ftua që ta vizitojë Kukësin.

[gallery ids="637551,637552,637553"]

"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij një delegacion nga Republika e Shqipërisë, të përbërë nga dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko dhe Gerta Duraku, Prefekti i Kukësit, Ali Hallaçi dhe Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel qendror dhe projekteve të përbashkëta në atë lokal. Qarku i Kukësit ka vlerë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, u tha në takim. Me këtë rast Kryeministri Kurti u ftua që ta vizitojë Kukësin.

[gallery ids="637554,637555,637556"]

Ai shtoi se duam të ecim në rrugën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me theks te lehtësimi i lëvizjes së banorëve të brezit kufitar", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Qeveria e Kosovës, për takimin e zhvilluar sot.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll