Pandat e lindura në Amerikë e kanë vështirë të ambientohen në Kinë (Fotogaleri)

Publikuar tek: bota, më 12:28 09-12-2016 Pandat e lindura në Amerikë e kanë vështirë të ambientohen në Kinë (Fotogaleri)

Dy panda të lindura në një qendër të Atlantas në SHBA, janë dërguar sërish në vendin e të parëve, por duket se kanë probleme.

Sipas specialistëve, pandat e kanë të vështirë të përshtaten me ambientin e ri kinez, pasi janë mësuar tashmë me ‘jetën’ në SHBA.

Mei Lun Mei dhe Huan, vëlla dhe motër 3 vjeç, duket ta kenë të vështirë për të kuptuar gjuhën e instruktorëve të rinj por probleme kanë edhe me shijen e ndryshme të ushqimit. Megjithatë specialistët thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem rrezikues dhe se pandat do ambientohen me kalimin e kohës.

Pandat, dikur specie që rrezikohej nga zhdukja, sot janë shtuar ndjeshëm në numër falë punës dhe përkujdesjes nga dhjetëra organizata në mbarë botën për mbrojtjen e kafshëve.

160322165101-iyw-panda-07-exlarge-169.jpg

160322165209-iyw-panda-09-exlarge-169.jpg

160322164955-iyw-panda-06-exlarge-169.jpg

160322165151-iyw-panda-08-exlarge-169.jpg

160322164641-iyw-panda-03-exlarge-169.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhduken qindra djem dhe burra në Alepo
Obama urdhëron rishikim të pretendimeve se zgjedhjet u hakuan nga Rusia »
Article Logic
Execution time: 0.012590169906616
array(1) { ["section"]=> string(83) "pandat-e-lindura-ne-amerike-e-kane-veshtire-te-ambientohen-ne-kine-fotogaleri-62112" }