Në një kohë që tensioni është i dukshëm mes dy partive qeverisëse në koalicion, PS-LSI, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tregon një tjetër panoramë nga Korça ku është shprehur se koalicionmi ka qenë vazhdimisht i qetë.
“Koalicioni PS-LSI ka qenë vazhdimisht i qetë. Ka qenë konstruktiv me objektiva të qarta. Sigurisht që në një koalicion ka shqetësime por këto trajtohen gjithmone në mënyrë institucionale. Të dy partitë diskutojnë haptazi në tryezën e koalicionit dhe vendosin në mënyrë transparente për të gjitha problemet që dalin në qeverisje. Koalicionet regjistrohen në mes të prillit ky është afati dhe gjate kësaj kohe duhen bërë bilance dhe duhet diskutuar jo thjesht për menyren e futjes nëkoalicion por për objektivat e qarta që do të kemi në qeverisjen e ardhshme. Është çështja e objektivat madhore dhe pritshmërive të qytetareve”, është shprehur Panariti.
LSI e vetme?
“Janë vendimmarrje që meren nga forumet më të larta të LSI. Në raport me Zgjedhjet e ardhshme ne do te kemi forumet tona dhe antarësia do të vendosë. Ne jemi në një koalicion në nje pakt qeverisës sipas marrëveshjes së 1 prillit. LSI i përmbahet me koherencë të gjitha objektivave. Ne kemi treguar edhe në koalicionet e meparshme që jemi nje forcë e përgjegjeshme dhe një forcë realizuese që nuk jep premtime por i mban ato. Ne kemi qenë një forcë që shohim përpara në funksion të një shërbimi më të mirë”, është shprehur ministro.