Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Panariti thirrje qeverisë: Ktheni timonin 180 gradë se do përplasemi! Inflacioni dyshifror, çmimet po rriten me orë

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri Edmond Panariti i bën thirrje qeverisë të veprojë menjëherë për të parandaluar pasojat e rënda të inflacionit në vend.

Sipas ish-ministrit të LSI, inflacioni tashmë nuk është 7.5% por ka arritur me dy shifra. Panariti thotë në një postim në rrjetet sociale se çmimet po rriten me orë dhe jo më me ditë ndërsa gjithnjë e më tepër qytetarët po e ndjejnë pafuqinë e lekut.

Reagimi i Panaritit në Facebook:

Kthejeni 180 gradë timonin e drejtimit, se do përplasemi!

Inflacioni në Shqipëri është dyshifror!

 Për këtë nuk kam dyshim

Jo më 7,5 %,  sipas sahatit të ndryshkur të statistikave tona.

Çmimet rriten me orë jo me ditë.. Në mëngjes janë X, pasdite X+1.

Të ardhurat në rënie!

Të gjithë e ndjejnë pafuqinë e lekut,  në tregje, shërbime,  detyrime, kredi, interesa…

Dhe varfërinë në rritje!

Mos plotësim alarmant i nevojave bazë për shtresa gjithnjë e më të gjera.

Kthejeni 180 gradë timonin e drejtimit ,  se do përplasemi!

Më shumë