Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Panairi i Librit 2017, ndahen çmimet për fituesit: Zbuloni autorin dhe përkthyesen më të mirë të vitit

Shkruar nga Newsbomb

Çmimet e Panairit të 20 të Librit (2017) u shpallën. Lexuesit kanë mundësinë të njihen me veprat përkatëse dhe emrat e fituesve; “Autori i vitit” (“Yjet janë fare pranë”, Betim Muço); “Libri studimor më i mirë” (“Faik Konica, dritëhijet e një diplomati”, Agron Alibalaj); “Përkthyesi i vitit” (“Lumturia e pritjes” me autor Karmine Abate, përkthyer nga Diana Çuli); “Libri më i mirë për fëmijë” (“Unë jam Musine Kokalari” nga Persida Asllani).

Juria, që vendosi për këto çmime vjetore përbëhej nga; përkthyesi Shpëtim Çuçka, shkrimtarja Flutura Açka, gazetarja e kulturës Anisa Ymeri dhe studiuesja e letërsisë, Belfiore Qose.

“Autori i vitit 2017”, Betim Muço

“Autori i vitit” u shpall pas ndarjes nga jeta shkrimtari Betim Muço (1947- 2015) me veprën “Yjet janë fare pranë”.Me motivacion: “Për trajtimin me thellësi idesh dhe elegancë artistike e gjuhësore të temës së emigracionit në kontekst kombëtar e ndërkombëtar”.

Bashkëshortja e Betim Muços, Marta shprehet se ky libër ka qenë një përsiatje e gjatë, që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së Betimit dhe rrënjët në Përmetin e largët. Ëndrrat e tij për astronominë dhe yjet e deri te vëzhgimet e udhëtimet e pafundme profesionale, që ai kishte pasur gjatë dhjetë viteve të para të tranzicionit shqiptar nëpër Europë e më tej, shkruan gazeta "Shekulli." “Një nga gjetjet më të goditura të romanit për mua mbetet përcjellja e jetëve paralele të njerëzve në situata të ngjashme tranzicioni dhe transformimesh të thella. Pavarësisht ku ndodhet njeriu dhe roli që gjeografia ka në të, rrethanat jetësore e bëjnë njohjen, vuajtjen, dashurinë dhe dështimin universal pa kufij vendesh e popujsh. Koncepti panjerëzor i ndryshimeve në karakterin e njerëzve në funksion të ngjarjeve të mëdha të kohërave të ndryshme ku ata jetojnë, sikurse ishte zëvendësimi i një sistemi ekonomik e shoqëror të dështuar me një sistem të ndryshëm që sillte shpresë dhe entuziazëm, por që shoqërohej pashmangmërisht nga zhgënjime dhe transformime në natyrën njerëzore, është thelbi i romanit”.

“Vepra më e mirë studimore”, e Agron Alibalit

Për “Veprën më të mirë studimore” në fushën e letërsisë studimore origjinale u vlerësua me çmim vepra: “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati” e autorit Agron Alibali. Motivacioni është: “Për paraqitjen me seriozit e argumentim të gjerë shkencorë të figurës së Faik Konicës”. Faik Konica, si diplomat dhe konstitucionalist: ky është këndvështrimi që juristi Agron Alibali ka për rilindasin dhe figurën e shquar shumëplanëshe të botës shqiptare. Mbështetur në dokumente të panjohura, shumica të shfrytëzuara për herë të parë, përfshirë arkivën e Legatës Shqiptare në SHBA, Alibali paraqet një personalitet jo vetëm me cilësitë, por dhe në “këndvështrimin kundërthë- nës të tij”, siç sintetizon Kadareja; një diplomat që mbahej si ndër më të shquarit në kryeqytetin amerikan, por që vetë ai mendonte se nuk i takonte aradhes së atij profesioni të nderuar e të vështirë. Veprimtaria e Konicës përcillet krahas etapave të themelimit e forcimit të shtetit shqiptar, deri në momentet tragjike të pushtimit fashist. Në këtë drejtim, libri rreket të japë kontribut të veçantë në studimet për historinë e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, dhe të rikthejë vëmendjen sidomos në periudhën kritike kur shteti shqiptar u konsolidua nën Mbretin Zog.

“Përkthyesi i vitit”, Diana Çuli

Fituese në fushën e përkthimit u shpall Diana Çuli për përkthimin e veprës “Lumturia e pritjes” së autorit Karmine Abate me motivacionin: “Për përkthimin me shije të hollë letrare dhe gjuhë të pastër e tërheqëse”.

“Letërsia artistike për fëmijë”, Persida Asllani

Fituese në fushën e letërsisë artistike origjinale për fëmijë u shpall vepra “Më quajnë Musine Kokalari” e autores Persida Asllani. Motivacioni është: “Për portretizimin e vërtetësimin dhe me gjuhë të përshtatshme të figurës së Musine Kokalarit.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.