Hapësire reklamuese

Politikë

Pampuri: PD brenda javës do firmos marrëveshje koalicioni me parti të djathta

Shkruar nga Newsbomb
Pampuri: PD brenda javës do firmos marrëveshje koalicioni me parti

Duhet se Partia Demokratike ka nisur diskutimet për koalicionet me parti të djathta, për tu forcuar në këtë mënyrë edhe më shumë.

Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri është shprehur se Partia Demokratike do të nënshkruajë marrëveshje koalicioni me disa parti të tjera të djathta.

Ajo nuk përmendi emra, teksa u shpreh se në momentin që do të kenë një tryezë të përbashkët do t’i thonë edhe emrat e partive.

“Patjetër që po. Brenda kësaj jave do bëhen dhe transparente partitë që kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e koalicionit të djathtë. Në momentin që do kemi tryezën e përbashkët me këto parti do ti themi emrat e partive. PD padiskutim që do të bëhet më e forte”, tha Pampuri në “Studio Live” në “Report Tv”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese