Në pamjen e mësipërme shihet momenti kur dhjetëra policë të forcave operacionale, shqiponjave dhe rendit prangosin dhe tërheqin zvarrë gazetarin Alfred Lela.
Një dhunë e papranueshme e efektivëve të policisë që dhunojnë në mes të Tiranës gazetarin që i ishte bashkuar aktivistëve dhe aktorëve të qendresës kundër shembjes së Teatrit. Gazetari Lela shihet i shtrirë në tokë, me pantallona të shkurtra ndërsa efektivë të policisë pasi e prangosin e tërheqin zvarrë në makinë.
Për dhunën dhe shoqërimin e gazetarit Lela ka reaguar dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptar i cili ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. “Kacafytja e policeve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reporterëve në krye të detyrës, jane dëshmi e qartë e një degradimi dhe kërcëllime dhëmbësh e shtetit që tenton të japë prova si shtet policor”, thuhej në deklaratën e Unionit.