
Qindra protestues të opozitës janë mbledhur para selisë së Parlamentit, të thirrur nga Partia Demokratike. Me tymuese, flakadanë dhe kapsolla ata po qëndrojnë përpara kordonit të efektivëve të Policisë së Shtetit.
Në momentet e para, flakadanët dhe kapsollat janë hedhur edhe në drejtim të efektivëve.
Situata është e tensionuar edhe në hyrje të godinës së Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar nuk po lejohen të futen në sallën e seancave plenare sepse javën e kaluar ata janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës për shkak të veprimeve të dhunshme.
[gallery columns="1" size="full" ids="783591,783592,783593,783594"]
Ndërkohë, pas më shumë se 15 minutash rezistencë, një pjesë e deputetëve të opozitës të cilët janë të pa përjashtuar, janë lejuar të marrin pjesë në punimet e seancës plenare. Kaosi i krijuar jashtë është transportuar brenda nga deputetët që u lejuan të futen.
Mirëpo, mes zhurmave dhe bilbilave kryeparlamentarja Lindita Nikolla u detyrua të mbyllte seancën që ka zgjatur për vetëm 15 minuta. Në rendin e ditës së sotme, ishte parashikuar të flitej për problemet e zgjedhësve.
Lexo edhe: Nis seanca plenare, karriget e deputetëve të opozitës bosh, i pranishëm edhe Rama
Lexo edhe: Tensione në hyrje të Kuvendit, deputetët e opozitës përleshen me Gardën
Lexo edhe: Deputetët e opozitës futen me forcë në Kuvend, Bardhi hedh një send drejt Ramës
Lexo edhe: Mes kaosit dhe zhurmuesve, seanca plenare mbyllet për 15 minuta
Lexo edhe: Bardhi: Në seancë ishte dhe koka e inceneratorëve, bashkëpunëtori i Ahmetaj