Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJET/ Trotuari me njolla gjaku, skela e "ARLIS" në Tiranë zuri poshtë babë e bijë

Shkruar nga Newsbomb
Babë e bijë, 70 dhe 45 vjeçe raportohet se kanë mbetur të plagosur paraditen e kësaj të hëne në Tiranë, në kryqëzimin e Selitës. Ata kanë qenë duke kaluar në trotuarin buzë rrugës, kur skelat e një pallati në ndërtim e sipër janë shkëputur dhe i kanë zënë poshtë. Newsbomb.al mëson se objekti 14 kate mbi tokë dhe 3 nën tokë që po ndërtohet në kryqëzimin e Selitës, është në pronësi të kompanisë "Arlis Ndërtim". Ekipet e Policisë së Tiranës dhe ato të urgjencës mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pasi u kanë dhënë ndihmën e parë dy personave të plagosur, kanë vendosur shiritët e verdhë të "vendngjarjes". "Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi Policia. Ndërkohë, nga Spitali i Traumës në Tiranë bëhet me dije se dy kalimtarët H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe aktualisht janë në gjendje stabël. Pamje nga pallati i "Arlis" ne Tirane ku u shkeputen skelat Pamje nga pallati i "Arlis" ne Tirane ku u shkeputen skelat Leja e ndërtimit për këtë pallat të kompanisë "Arlis Ndërtim", apo njohur në gjuhën teknike godinë banimi dhe shërbimi 11, 12,13 dhe 14 kate, me 3 kate parkim nëntokë, ndodhur në bulevardin "Gjergj Fishta", është miratuar me vendim të kryebashkiakut Erion Veliaj më datë 12.07.2022. Lexo edhe: Rrëzohet skela e pallatit te ish-Parku, zë poshtë babë e bijë që po ecnin në trotuar Është e pakuptueshme sesi skelat e një objekti kaq të lartë dhe në një zonë me qarkullim të lartë të mjeteve dhe këmbësorëve, janë shkëputur dhe kanë rënë në trotuar. Në fakt, ai është dhe trotuari i vetëm i rrugës në krahun e djathtë kur shkon nga "Vasil Shanto" në drejtim të ish Parkut. Një dështim i kompanisë "Arlis Ndërtim" për të siguruar mbrojtjen e punëtorëve të vetë që punojnë në lartësi të mëdha me skelat, 14 kate mbi tokë në rastin konkret, por dhe për kalimtarët e rastit që janë të shumtë në këtë zonë me popullsi të dendur.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese