Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Pamjet spektakolare, shqiptarët shndërrojnë pyjet e Spanjës në plantacione kanabisi, në pranga 33 persona

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

33 persona, shumica prej tyre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave të huaja operacioni i policisë spanjolle u kodua “Albacos” dhe arriti që të vërë në pranga një grup personash të cilët kultivonin, prodhohin dhe shpërndanin marijuanë në nivel ndërkombëtar.

Hetimi I cili nisi vitin e kaluar bëri të mundur përcaktimin se ishte një organizatë e dedikuar për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës për shitje në vendet evropiane dhe se kishte kapacitet për të kultivuar dhe përpunuar për shitje më shumë se 50,000 bimë marijuanë në vit, thënë ndryshe një sasi më shumë se 1500 kilogramë lëndë narkotike për t’u eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Policia spanjolle arriti që të futej në kampet e mëdha në zona të pyllëzuara ku rriteshin sasi të mëdha të bimëve marihuanë, të njohura si plantacione guerile, disa prej të cilave kishin më shumë se 5000 bimë.

Në këto kampe, anëtarët e organizatës qëndruan të fshehur për periudha të gjata kohore, ndërsa anëtarët e tjerë i mbështetnin herë pas here me logjistikën e mirëmbajtjes.

Plantacionet janë vendosur në provincat e mëposhtme:

Segovia , në qytetet La Mata, Rosuero, Gallegos, Fresno de Cantespino, Cerezo de Arriba dhe Arevalillo de Cega.

Zaragoza , në Villamayor de Gállego.

Jaén , në Andújar.

Málaga , në Riogordo, Sedella, Comares dhe Ardales.

Cádiz , në Jimena de la Frontera.

Granada , në Durcal.

Almería , në Níjar.

Gjatë operacionit policia arriti që të sekuestronte 20,000 bimë marihuana, 150,000 gram boçe kanabisi të paketuara me vakum gati për eksport. Gjithashtu u çmontuan 12 plantacione “të brendshme” dhe “të jashtme”, në të cialt u gjetën 7 automjete, 1 varkë me motor jashtë, 1 armë e shkurtër e qitjes dokumentacion të shumtë në procesin e analizës kriminale si dhe një mori makinerish për kultivimin, prodhimin dhe trafikimin e marijuanës me vlerë mbi 300,000 euro.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img