Një imazh i ri satelitor nga Maxar Technology tregon një sulm me raketa të enjten pranë ishullit të gjarpërinjve, në Ukrainën jugore. Dy shtëllunga tymi shihen pranë një anije zbarkimi ruse të klasës Serna në Detin e Zi.
Anija shihet teksa bën një kthesë të fortë kur raketa godet ujin. Pranë ishullit, një vinç i rëndë shihet pranë një anijeje tjetër të mbytur, të cilën Maxar e ka identifikuar gjithashtu si një anije zbarkimi të klasit Serna.
Është e paqartë se si u mbyt anija, por të dielën, zëdhënësi i administratës ushtarake të rajonit të Odesës, Serhiy Bratchuk tha se një varkë zbarkimi u godit, përveç dy varkave patrulluese të klasës Raptor.


Bratchuk gjithashtu pretendoi se ushtria ukrainase kishte shkatërruar një helikopter rus në ishull. Komanda Operative Jugore e Forcave të Armatosura të Ukrainës publikoi pamjet tregonin një helikopter duke u shkatërruar nga një raketë të dielën.
Në javët e fundit, ukrainasit kanë shkatërruar vazhdimisht – dhe me sukses – forcat dhe automjetet ruse në ishull.


Bratchuk pretendoi të enjten se një anije mbështetëse ruse, “Vsevolod Bobrov” ishte në flakë dhe po tërhiqej në Sevastopol nga zona e ishullit të gjarpërinjve. Kjo anije mbështetëse nuk shihet në këtë imazh satelitor dhe pretendimi mbetet i paverifikuar.
Deri më tani Rusia nuk e ka konfirmuar humbjen e asnjërës prej anijeve të përmendura.