Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

PAMJET: Nxirret pas 20 orësh turisti polak, u rrëzua në kanionet e Gjipesë! Angazhohen Delta Forca, zjarrfikësit dhe alpinisti vlonjat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një turist polak që ishte rrëzuar pasditen e djeshme në Kanionet e Gjipesë në Himarë, është nxjerr prej andej pas gati 20 orësh. Ai kishte pësuar frakturë në njërën këmbë dhe ishte bllokuar në një terren tepër të vështirë. Telefonatën në sallën operative e ka bërë vetë duke kërkuar ndihmë.

Siç shihet dhe nga pamjet, zona ku kishte rënë turisti polak ka qenë me terren mjaft të vështirë dhe operacioni i shpëtimit është zhvilluar në kushte të larta të rrezikshmërisë për jetën. Në Kanionet e Gjipesë ka shkuar Delta Forca, zjarrfikësit e Himarës dhe alpinisti vlonjat Kosta Xhaho.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, përmes një mesazhi, të dërguar nëpërmjet Drejtorit Vendor të Policisë Vlorë, që ka ndjekur e drejtuar operacionin e shpëtimit, ka falenderuar alpinistin nga Vlora, Kosta Xhaho, Delta Forcën , zjarrfikësit, shërbimet e Policisë Himarë dhe ekipin e Urgjencës, për sakrificën dhe shpëtimin e turistit polak.

Në lidhje me informacionin paraprak të datës 08.04.2022, ku në Sallën e Komandës dhe të Kontrollit në DVP Vlorë, ka ardhur një telefonatë nga një turist, shtetas polak, A. P., 24 vjeç, i cili kishte kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe kishte pësuar frakturë në njërën këmbë, sqarojmë se:

Menjëherë në drejtim të tij u nisën shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë, Delta Forca, një mjet i Urgjencës Mjekësore, si dhe alpinisti Kosta Xhaho. Pas një pune profesionale në kushte të larta të rrezikshmërisë për jetën, për shkak të terrenit mjaft të vështirë, dhe duke treguar kujdes që turisti të mos dëmtohej më shumë, paraditen e sotme, u bë e mundur nxjerrja e shtetasit polak dhe transportimi i tij për ndihmë mjekësore. Shtetasi polak A. P. është aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia e Vlorës.

Më shumë




spot_img








spot_img