Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

PAMJET: Nuk i ndal as shiu, qindra anëtarë të PD grumbullohen te stadiumi: Basha ik!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qindra simpatizantë, anëtarë dhe delegatë të Partisë Demokratike kanë nisur të futen në ambientet e stadiumit kombëtar “Air Albania”, prej mëngjesit të sotëm. Aty do të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

Siç shihet nga pamjet, shiu dhe koha e keqe nuk i ka penguar demorkatët që të nisen drejt Tiranës, për të ndjekur nga afër punimet e këtij Kuvendi të 11 dhjetorit. Të grumbulluar para ambienteve të stadiumit, ata kanë nisur të brohorasin “Basha ik, Luli ik”.

Kujtojmë se, në stadiumin “Air Albania” sipas organizatorëve do të ketë mbi 5,000 persona dhe në rend dite pritet të jetë dhe shkarkimi i Bashës.

Situata është me e qetë në selinë blu. Aty ka mbërritur mëngjesin e kësaj të shtune Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Në mesditë në selinë qëndrore në Tiranë do të mbahet një ceremoni për ditën e themelimit të PD, si dhe do inagurohet një memorial në oborrin e godinës.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img