Hapësire reklamuese

Politikë

PAMJET: Nis mbledhja e dy qeveri në Prishtinë, takimi i ngrohët i Ramës me Kurtin

Shkruar nga Newsbomb
PAMJET: Nis mbledhja e dy qeveri në Prishtinë, takimi i ngrohët i

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i ministrave që e shoqëron kanë mbërritur pak momente më parë në Prishtinë, në vendin ku do të mbahet takimi i përbashkët i dy qeverive shqiptare, shkruan newsbomb.al.

Të parët kanë qenë ministrat që kanë mbërritur dhe janë rreshtuar në krah të homologëve shqiptarë të Kosovës, e më pas kryeministri Rama. Bashkë me Kurtin ai ka nderuar mbajtjen e himnit kombëtar, dhe kanë prezantuar dy kabinetet.

Në sy ra takimi i ngrohët mes dy kryeministrave, ndërsa Rama pasi prezantoi delegacionin që e shoqëronte nuk kurseu as batutat. Mesa duket ato kishin të bënin me ambasadorin tonë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.