Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

PAMJET nga punishtja e ARMËVE në Yzberisht, emrin e Dorian Kalos e nxorri i penduari i drejtësisë Enver Jamaku

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një punishte e madhe e modifikimit të armëve të zjarrit është zbuluar gjatë aksionit në orët e natës nga policia në një banesë tre katëshe në Yzberisht të Tiranës.

Policia ka sekuestruar sasi të mëdha armatimesh si pistoleta, automatikë, silenciatorë, lëndë plasëse dhe municione.

Në pranga ranë dy persona Ervis Bakalli, pronar i ndërtesës tre katëshe, dhe Dorian Kalo.

Emri i këtij të fundit ka dalë nga rrëfimi i të penduarit të drejtësisë Enver Jamaku. Dëshmia e Jamakut çoi në pranga disa persona dhe zbuloi 18 baza ku fshiheshin armatime në Tiranë.

Operacioni në vitin 2019 i koduar “kompleks” çoi në sekuestrimin e dhjetra armëve që përdoreshin në atentate nga bandat kriminale. Pesë persona u prangosën dhe disa ngjarje kriminale që kishin për autorë Jamakun dhe persona të njohur me të u zbardhën.

Më shumë




spot_img








spot_img