Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

PAMJET LIVE: Qytetarë nga gjithë Shqipëria nisen drejt Kryeministrisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Protesta qytetare e thirrur sot në orën 11.00 ka nisur dhe qytetarë nga gjithë Shqipëria janë mbledhur fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe tani po shkojnë drejt Kryeministrisë.

Pjesëmarrja është shumë e lartë dhe siç shihet nga pamjet që sjell drejtpërdrejt newsbomb.al, bulevardi kryesor është plot. Banderolat dhe pankartat e mëdha nuk mungojnë. “Boll na vodhe”, shkruhet në banderolën kryesore të protestës.

Prej tre ditësh në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë kanë nisur protestat qytetare dhe kërkohet ulja e çmimeve. Tubimi i sotëm është më masivi i kësaj jave për shkak se qytetarë nga gjithë vendi i janë përgjigjur thirrjes për të protestuar për çmimin e produkteve ushqimore dhe karburanteve.

Nga këto pamje të para mund të themi se qytetarët që kanë dalë në protestë janë më mijëra, një pamje e rrallë e bulevardit. Këto informacione duket se i ka pasur dhe Policia, për shkak se sot kanë dalë në terren autoblindat dhe botet që lëshojnë ujë, ndërsa dyert e Kryeministrisë janë blinduar.

Në të njëjtën kohë me protestën në Tiranë, po protestohet dhe në qytete të tjera të vendit.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img