Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PAMJET: Ky është trualli 10.000 m2 që dy biznesmenët nga Saranda morën me dokumente të falsifikuara

Shkruar nga Newsbomb

Dy vëllezërit biznesmenë nga Saranda, Behar dhe Bedri Mucobega, janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se përmes dokumenteve të falsifikuara kanë marrë një sipërfaqe të madhe toke në qytetin bregdetar.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me zyrtarë të Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, kanë përfituar 10.230 m² truall. Kjo sipërfaqe që ndodhet në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës, përbri lulishtes kryesore, dhe dyshohet se është regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës me dokumente false.

Deri tani janë arrestuar Pandi Zhonga, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, juristja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Rovena Alikaj, noteri Aleko Anagnosti, dhe 3 biznesmenët Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, ndërsa në kërkim është shpallur ish drejtori i ASHK Sarandë Ardian Kola dhe 2 biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega.

Ish-drejtori Ardian Kola ka firmosur certifikatat e pronësisë për trojet e përfituara me dokumente false. Ai ka qenë në krye të ASHK Sarandë për periudhën maj 2019-korrik 2020. Kola ka qenë dhe kryetar i Partisë Socialiste në periudhën maj 2018 – tetor 2020.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll