Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Pamjet e tërmetit 5.5 rihter që goditi mbrëmë Greqinë, momenti kur apartamenti “shkundet” për disa sekonda

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 i shkallës rihter ka goditur dje Greqinë. Epiqendra ishte Follorina dhe lëkundjet ishin me një thellësi 10 km nga toka, çka bëri që ato të ndiheshin të forta dhe në tre shtete të tjera, si Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Qytetarët e kaluan natën në makina dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur nga frika apartamentet dhe shtëpitë e tyre. Shkollat ​​janë të mbyllura këtë të hënë në Greqi, ndërsa dëmet janë të shumta. Janë thyer xhamat e dyqaneve dhe shtëpive, por nuk raportohet për të lënduar.

“Në vitin 1994 kemi pasur një tërmet me magnitudë 6 ballë në zonë nga një degë e kësaj thyerje dhe po monitorojmë fenomenin. Banorët duhet të mbrojnë brendësinë e shtëpive të tyre. Shmangni muret e rrënuara. Duhet të rregullojmë objektet e rënda nëpër shtëpi”, tha drejtori i Institutit të Gjeodinamikës, profesori Akis Tselentis.

Më poshtë, janë pamjet që kanë publikuar mediat dhe shihet qartë sesi apartamenti “shkundet” nga dridhjet e forta të tokës. (Pamjet A1 TV)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img