Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Pamjet e shoqërimit të 32-vjeçarit që vrau gruan, Policia e pajis me antiplumb nga frika se mos e vrasin (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos pranoi mbrëmjen e djeshme se vrau bashkëshorten e tij, Caroline Krouts. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 11 majit pas debateve që kishin pasur së fundmi. Në dëshminë e tij ai tha se e vrau sepse ajo kishte deklaruar se do të merrte fëmijën dhe do ta linte. 

Sot ai shfaq me pranga në duar, kokën ulur dhe i veshur me jelek anti-plumb, teksa është shoqëruar pasditen e sotme nga forca të shumta sigurie në zyrën e prokurorit për të ekzekutuar urdhrin kundër tij dhe më pas u paraqit para hetuesit.

Mbrëmjen e djeshme mediet në Greqi zienin nga lajmet për vrasësin e 20-vjeçares britanike, ku u hodh dritë, pasi bashkëshorti pranoi se kishte kryer ai krimin e rëndë.

Kjo gjë shkaktoi zemërimin e egër të qytetarëve, të cilët dënonin aktin makabër të të riut, madje duke thënë se 32-vjeçari meritonte të vritej. 

Duke marrë shkas nga kjo dhe në të tilla raste, kur urrejtja për një të dënuar i kalon caqet, oficerët e policisë e pajisën pilotin me jelek anti-plumb, teksa ai do të dërgohej në Prokurori, nga frika e ndonjë atentati.

Ndërkohë, në orët e ardhshme, Prokuroria e të Miturve të Athinës do të vendosë se cila nga dy familjet do të kujdeset përkohësisht për foshnjën e Caroline Krouts.


Më shumë