Hapësire reklamuese

Politikë

Pamjet e rënda brenda Infektivit të publikuara nga Manastirliu, Bardh Spahia: Është mashtrim! Ministrja të japë dorëheqjen për TERRORIZIM me video të rreme

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga videoja e Manastirliut

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me videon e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku shfaqi pamje të rënda sipas saj të të sëmurëve me Covid, brenda spitalit Infektiv.

Spahia shkruan se disa qytetarë kanë reaguar për këtë video duke thënë se është një mashtrim, madje njëri prej tyre sipas ish-deputetit ka njohur gjyshen e tij në video, për të cilën thotë se nuk është e infektuar me Covid dhe se ka dalë nga spitali.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai ka kërkuar dorëheqjen e ministres, sakaq i ka bërë thirrje SPAK të nisë hetimet për terrorizimin e qytetarëve me video te rreme.

“DORËHEQJA E OGERTA MANSTIRLIUT ËSHTË MË E PAKTA! SPAK TË NISË HETIMET PËR TERRORIZIMIN E QYTETARËVE ME VIDEO TË RREME

Ministrja e Shëndetësisë duhet te japë dorëheqjen! Ajo ka mashtruar qytetarët përmes pamjeve të rreme, duke i terrorizuar ata. Efekti nuk është aspak sensibilizimi i qytetarëve për të përdorur maskën dhe masat e tjera për distancim social dhe higjenë. Denoncimin e një qytetari tek JOQ ma kanë dërguar me dhjetëra të njohur, të revoltuar nga horrorri që Ministrja e Shëndetësisë përcjell me dashje. Qytetari ka njohur në video gjyshen e tij, të painfektuar nga COVID, që sot e ka në shtëpi, por që Ogerta Manastirliu e paraqet si të shtruar në spitalin COVID.

Ogerta Manastirliu duhet të japë dorëheqjen, sepse në vend të mesazheve bashkëpunuese, edukative për qytetarët, mbjell frikë dhe terror me regjinë e rreme makabre të Edi Ramës.

Qytetarë! Kujdesuni për veten!

Është e vetmja mënyrë që të mos përfundoni tek spitali Infektiv, ku kushtet e pacientëve me COVID 19 janë skandaloze, siç kemi parë me në pak foto dhe video klandestine, pasi të sëmurët trajtohen si të burgosur pa asnjë të drejtë kontakti me jashtë, vetëm për të mos treguar të vërtetën e dështimit të Ogerta Manastirliut dhe Edi Ramës me krizën COVID 19 dhe me shëndetësinë në këto 7 vjet.

Shikoni edhe një herë videon e qeverisë. Pamjet tregojnë se serumet jepen në shishe uji. Në këtë nivel të tmerrshëm ka mbërritur shëndetësia falas, që premtoi Edi Rama 7 vjet e gjysëm më parë.

Prokuroria e Posaçme duhet të nisë menjeherë hetimin penal për Ministren e Shëndetësisë, që shpërndau një video false për të terrorizuar qytetarët!

Në gati 108 vjet shtet, shqiptarët nuk kanë patur kurrë një qeveri kaq armiqësore ndaj tyre sa modeli që solli Edi Rama. Një qeveri që i vjedh, i varfëron, i mashtron dhe i terrorizon!”, shkruan Spahia.

110831754_2671890449805005_5940367539917666347_n.jpg

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/manastirliu-publikon-pamjet-e-renda-nga-infektivi-pacientja-renkon-ne-shtrat-ooo-vdiqaa-oo-nena-ime-kujdes-214183

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu