Hapësire reklamuese

Aktualitet

Iu bë atentat pasi la fëmijët në shkollë, pamjet e Audit të 54-vjeçarit të “shpuar” nga plumbat

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës, ku Agron Puka u qëllua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me makinë.

Agron Puka 54 vjeç ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Audi”, ku një person i paidentifikuar i doli para dhe e qëlloi me breshëri plumbash. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Foto nga vendi i ngjarjes Foto nga vendi i ngjarjes

LEXO EDHE: EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur rëndë

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli. Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër”, njoftoi policia për ngjarjen.

Burime për media bëjnë me dije se autori nuk ishte një, por 4, ndërsa 3 prej tyre kanë qëlluar me armë drejt automjetit të 54-vjeçarit. Në foto shihet edhe se si "Audi" i 54-vjeçarit është shpuar nga breshëria e plumbave.

Audi i qelluar me plumba Audi i qelluar me plumba

Puka sapo kishte lënë fëmijët në shkollë, kur personat i bënë pritë dhe qëlluan me armë drejt tij, teksa raportohet se të shtënat kanë krijuar frikë dhe panik të nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni”.

Lexo edhe: Plagosja me armë në Lezhë, policia: 54-vjeçari po lëvizte me automjet kur u qëllua

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese