Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

PAMJET/ Deputeti shqiptar në Suedi, Adnan Dibrani shpëton foshnjën që po mbytej në lumë

Lajme të ngjashëm

Një grua ka humbur jetën sot nga mbytja në lumin Moraça në Podgoricë, ndërsa foshnja e saj është nxjerrë e gjallë dhe është transferuar në spital. Ka qenë deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, ai që ka shpëtuar foshnjën.

Në Mal të Zi, ai duhej të vëzhgonte zgjedhjet por përfundoi duke shpëtuar edhe jetë. Adnan Dibrani po merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi shpëtoi një foshnjë nga mbytja, dje, pak para se të kthehej në aeroport.

Falë guximit, qetësisë dhe njohurive që ka si prind i tre fëmijëve të mitur, Adnani i bëri masazh foshnjës dhe e shpëtoi, duke e rikthyer në jetë.

“Po kaloja urën dhe shikova drejt ujit kur pashë një grua dhe një fëmijë që notonin në lumë. Disa djem të tjerë erdhën, zbritën në lumë dhe nxorrën foshnjën nga uji, ndërsa të tjerë thirrën një ambulancë. Vrapova drejt tyre dhe pashë që po mbanin në krahë foshnjën, e cila nuk jepte asnjë shenjë jete. Meqenëse kam një fëmijë të vogël në shtëpi, dija çfarë të bëja në situata të tilla”, është shprehur deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani.

Më shumë