Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE/ Vendi “i larë” në gjak, trupi i pajetë i shqiptarit ende përtokë

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të shtune në Itali, ku dy shqiptarë humbë jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë, pas një përplasje me një grup marokenësh.

Së fundmi, në mediat italiane janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes. Siç shihet dhe në video vendi është i mbuluar nga gjaku, madje trupi i shqiptarit të ekzekutuar ndodhet në vendin e ngjarjes.

LEXO EDHE: Sherr mes bandave në Itali, vritet me breshëri plumbash shqiptari, tre të plagosur

Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin ku dhe marokenët hapën breshëri zjarri ndaj 4 shqiptarëve. Menjëherë pas ngjarjes autorët braktisën mjetin e tyre dhe u larguan. Policia italiane është vënë në ndjeke të tyre, sakaq theksojmë se deri më tani nuk dihet ende identiteti i viktimave, as dhe shqiptarëve të plagosur .

Pamje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

Fillimisht u raportua se si pasojë e të shtënave në lokalin në via Aldo Moro, në qendër të Frosinone, humbi jetën një shqiptar, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë së fundmi u bë me dije se numri i shqiptarëve të vdekur fatkeqësisht ka shkuar në dy, ndërkohë dy shqiptarët e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

https://www.youtube.com/watch?v=IY8i7AbGc08

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese