Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pamje tronditëse nga protesta e dhunshme në Athinë, 10 policë të plagosur, njëri në gjendje të rëndë, u dhunuar barbarisht nga disa të rinj (PAMJE-VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

307a75875d8668cb9e7170d4411235b1

Një protestë e dhunshme dhe me pamje troditëse është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Grupe protestuesish rrethuan stacionin e policisë, ku incidentet e dhunshme filluan me përplasje të vazhdueshme midis të rinjve dhe forcave të armatosura.

Protestuesit kanë sulmuar në mënyrë të dhunshme policinë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 10, ndrësa njëri është në gjënde të rëndë.

Tronditëse janë pamjet ku një polic 24-vjeçar është sulmuar nga një grup protestuesish të cilët ishin të maskuar, ata e kanë goditur me grushte dhe shkelma policin, teksa i thonin “ti do të vdesësh këtu”. Fatmirësisht kanë ndërhyrë një grup i policisë që kanë bërë të mundur largimin e protestuesve duke i shpëtuar kështu jetën edhe kolegut të tyre.

Një total prej gjashtëmbëdhjetë arrestimesh u bënë nga policia gjatë incidenteve të djeshme të rënda në Nea Smyrni.

Kujtojmë që protestat e dhunshme janë shkaktuar pas një video që qarkullonte në rrjetet sociale, ku disa policë kanë dhunuar një të ri. Kjo ka shkaktuar zemërim tek qytetarët të cilët morën pjesë masivisht në sheshin e Nea Smyrnit nën moton “ponaw” (kam dhimbje).

Lidhur me këtë protestë të dhunshme, ka reaguar dhe Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Ai tha se mesazhet në Nea Smyrni janë të trishtueshme, ndërsa i bën thirrje të rinjve që janë ngritur, që tërbimi i verbër nuk çon askund.

Screenshot_7.pngScreenshot_8.pngScreenshot_9.png

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img