Sam Panda, akrobatja 26-vjeçare ka filmuar veten gjatë një performance në plazhin Canggu në Bali teksa varej në një shtyllë metalike mbi skenë.
Në një moment u këput teli metalik duke bërë kështu që ajo të bjerë menjëherë në tokë nga një lartësi e konsiderueshme.
Ajo ra mbi skenën e drunjtë dhe theu qafën përpara se të transportohej në spital, shkruan The sun, raporton newsbomb.al.
Sam, akrobatja nga Pennsylvania nuk është në gjendje të ecë dhe ka një pjesë të vertebrës të thyer dhe mjekët dyshojnë se kjo gjendje mund ta lërë të paaftë për të lëvizur.