Hapësire reklamuese

Bota

Pamje tmerruese, momenti kur peshkaqeni kafshon dorën e zhytësit (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Pamjet nga një video tmerruese ka treguar momentin kur zhytësi mundohet t’i bëjë një “check up” të zakonshëm peshkaqenit në akuarium, ndërkohë që ai ka reaguar duke i kafshuar dorën.

Ngjarja ka ndodhur në Johannesburg të Afrikës së Jugut. Zhytësi mundohet t’i bëjë peshkaqenit një “check up” të zakonshëm, por ai reagon ndryshe nga herët e tjera dhe ia kafshon dorën. Zhytesi ka dalë menjëherë jashtë akuariumit dhe mjekët që ndodheshin në vendngjarje i kanë dhënë ndihmën e parë.

Zhytësi është transportuar në spital dhe pas disa operacionesh, mjekët kanë arritur t’ia shpëtojnë dorën. Përgjegjësit e akuariumit dyshojnë për vrasjen e peshkaqenin, ashtu siç ndodh zakonisht në këto raste.

[iframe width="640" height="360" src="http://www.liveleak.com/ll_embed?f=c21444900531" frameborder="0" allowfullscreen ]

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.