
Nëse sot besojmë se banesa e fundit e çdo njeriu është pikërisht vendi ku do të prehet i vdekuri, e keni gabim. Si të mos mjaftonte rrumpalla në hallka të tjera të këtij vendi me shumë halle, në Tufinë është e turpshme dhe skandaloze ajo që ka ndodhur.
Gazetari i Piranjave i Syri TV, Eraldo Harlicaj, ka bërë një investigim për varret murale të foshnjave. Një denoncues ka treguar se i vëllai që ka vdekur vetëm 6 muajsh, nuk ka një varr, megjithëse prindërit e tij e kishin varrosur sipas koordinatave të shënuar edhe në listën e personave të vdekur në regjistrin e varreve të Tufinës.
Kjo nxit Harlicajn t'i shkojë deri në fund kësaj çështje skandaloze, ku zbulon se varret e foshnjave në vitet 92-93' janë marrë dhe janë futur në kuti ëmbëlsirash.
Një kanal rreth 40 metra pretendohet të jetë varri mural për foshnjet, eshtrat e të cilëve janë futur të gjitha në ambalazhe ëmbëlsirash. Kamera e Syri Tv arrin të depërtojë brenda këtij varri, ku vëren edhe qese të zeza që në pamje duken si mbeturina. Por, në fakt janë mbetje kockore të rriturish që nuk mund të identifikohen.
Kur pyetet drejtoresha e varreve të Tufinës, e cilëson si sulm mediatik dhe sipas saj varret janë në rregull. Edhe pse pamjet janë të qarta dhe nuk kanë nevojë për koment, ajo sërish nuk bindet.