Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE TË TRISHTA / Zjarri në fshatin Halil të Krujës, banori: Janë djegur mbi 2 mijë rrënjë ullinj shekullorë, kemi tre ditë që kërkojmë ndihmë por s'na përgjigjen

Shkruar nga Newsbomb

Situata nga zjarret në vend është përkeqësuar ditët e fundit ndërsa më kritike paraqitet në disa fshatra të Mirditës, Krujës dhe Elbasanit.

Pasditen e sotme janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Halil dhe kodrat e fshatit Arrameras në Krujë.

Një banor i zonës thotë për Newsbomb.al, se zjarri në fshatin Halil vijon prej tre ditësh. Ai shprehet se deri tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje për t’iu ardhur në ndihmë, pavarësisht thirrjeve të herëpashershme.

Banori thotë se i kanë telefonuar disa herë zjarrfikëses, por nuk u është përgjigjur. Ai shprehet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha, duke djegur rreth 2,000 rrënjë ullinj shekullorë si dhe qindra hektar me sipërfaqe të pyllëzuar.

Pamje nga dëmet e shkaktuara nga zjarri:

Z

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll