Pamje të trishta janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një objekti pranë vendngjarjes në një lagje të Durrësit.
Siç shihet edhe në video, një shofer i cili drejton makinën e tij tip veturë e markës Volvo, dëshiron të dalë nga vendi i parkimit.
Ai bën dy lëvizje mbrapa dhe më pas një përpara për t’u larguar. Mirëpo para tij ishte në qen i cili po flinte dhe nuk e ka ndjerë makinën. Nuk dihet nëse shoferi e ka bërë qëllimisht apo nuk kishte fushëpamje, por ai i ka kaluar përsipër.
Kafsha e gjorë leh dhe ulërin nga dhimbjet, e më pas duke çaluar largohet.