Reperi Fero ka publikuar një video ku shihet që rreh një person. Teksa ka qenë duke sharë Unikatilin në video, Fero ka dalë i nervozuar nga makina dhe ka filluar të godasë një person i cili ia bëri me drita nga mjeti i tij.
Kjo video është bërë virale në rrjetin social “Tik-Tok”, ku reperi godiste me shuplaka një djalë, që nuk dukej në video dhe më pas futet në mjetin e tij e largohet.
“Kush o këtu veç një gangster, a, kush o?”, ishin fjalët e reperit teksa godiste qytetarin .
Kujtojmë se Fero, është rikthyer në vëmendjen e publikut ditët e fundit, pas debatit online me reperin tjetër, Viktor Palokaj, i cili njihet me emrin e artit si Unikkati