Hapësire reklamuese

Bota

Pamje të rënda: Tjetër aksident fatal në Turqi, kamioni hyn mes turmës dhe përplas dhjetra banorë

Shkruar nga Newsbomb
Pamje të rënda: Tjetër aksident fatal në Turqi, kamioni hyn

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, disa orë pas aksidentit fatal me 16 viktima dhe 20 të plagosur në Gaziantep.

Këtë herë, aksidenti ka ndodhur në Merdin, ku sipas pamjeve një kamion ka hyrë mes turmës së banorëve duke përplasur për vdekje të paktën 16 prej tyre.

Mes viktimave ka edhe fëmijë raportojnë mediat turke, ndërsa dhjetra banorë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mbetet e paqartë nëse ngjarja është aksidentale për shkak të gabimit njerëzor, apo bëhet fjalë për përplasje të qëllimshme.

Nga të dyja aksidentet, numri i viktimave ka shkuar në 32, ndërsa mbi 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca ka konfirmuar numrin e viktimave, ndërsa ministri i Brendshëm Süleyman Soylu ka bërë një deklaratë për aksidentin në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Në deklaratën e tij, Koca tha: “U tronditëm nga lajmi i një aksidenti të dytë trafiku. 16 persona humbën jetën në aksidentin i cili ndodhi si pasojë e shkëputjes së frenave në kamionin që hyri në mes të turmës, në rrethin Derik”.

“Fatkeqësisht sot ka qenë dita e fatit tonë të keq për aksidente trafiku. Në të njëjtin vend në Mardin Derik kanë ndodhur 2 aksidente me kamion. Të gjitha ekipet tona janë të mobilizuara. Sipas raportimeve të para, kemi 10 viktima. Të lënduarit tanë po transportohen në spitale. Shërim të shpejt. Zoti na mëshiroftë”, tha Soylu.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.