Hapësire reklamuese

Bota

Pamje të RËNDA/ Qeni kafshon dhe tërheq zvarrë vajzat 2 dhe 3 vjeç, dërgohen me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb

Dy vajza të moshës dy dhe tre vjeç u transportuan me urgjencë në spital në Birmingham pasi u kafshuan nga një qen roje në rrugë.

Të dy vajzat u plagosën gjatë sulmit në zonën Saltley të qytetit, pasi u tërhoqën zvarrë në gojën e qenit 'si një kukull lecke'.

Qeni roje u arratis nga ambientet e afërta të biznesit përpara se të sulmonte dy vajzat.

Pamjet e shpërndara në Facebook tregojnë qenin që sulmon vajzat dhe një grua. 

Tre-vjeçarja kishte lëndime në dorë dhe këmbë pasi u kafshua dhe dy-vjeçarja kishte shenja gërvishtjesh dhe një dëmtim në këmbë.

Në pamjet tronditëse, dëgjohen britmat ndërsa gruaja u përpoq të luftonte me qenin.

Një shofer që po kalonte ndaloi në vendin e ngjarjes dhe njerëzit e tjerë dolën me vrap nga shtëpitë e tyre për të ndihmuar.

Shoferi i makinës arriti që t'i fusë vajzat në makinën e tij për t'i shpëtuar. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu