Një turist rus ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një peshkaqen në ujërat e një resorti në egjipt.
Ngjarja e rëndë është filmuar e gjitha në kamera nga pushuesit e shokuar në breg të detit. Turisti shihet i vetëm teksa sulmohet disa herë nga peshkaqeni në qytetin Hurghada.
Në një tjetër video të shpërndarë në internet, duken disa egjiptianë të cilët kanë arritur të kapin peshkaqenin jo shumë larg skenës brutale.
Ambasada ruse në Egjipt tha se viktima është një 22-vjeçar rus me banim në Egjipt, dhe jo një turist.
Në video dëgjohet një femër që thërret “O Zot”, teksa i riu rus bërtet për ndihmë. Në sekondat e fundit dallohet një varkë që i afrohet, por 22-vjeçari fundoset në det.
KUJDES! PAMJE TË RËNDA:
An incredible event took place in Hurghada, Egypt. A shark killed a human. It's a very scary thing... Authorities need to take precautions so that such an incident does not happen again.#Egypt #Shark #SharkAttack #SharkInEgypt #Russian pic.twitter.com/e4QLp4F3zS
— Norman Schumann (@NormanSchumann3) June 9, 2023