Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

PAMJE TË RËNDA / New York Post: Video ka filmuar rënien e çiftit shqiptar nga ballkoni, në fillim ra gruaja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazeta amerikane New York Post ka publikuar detaje të reja nga tragjedia e rëndë në Bronks, ku shqiptari Florind Belliu dyshohet se hodhi bashkëshorten nga ballkoni i katit të gjashtë dhe më pas u vetëhodh.

Trupat e pajetë të 35-vjeçarit Florind Belliu dhe gruas së tij, 28-vjeçares Ornela Shehi u gjetën në oborrin e pallatit në Bulevardin “2199 Cruger”, rreth orës 9:15 me kohën lokale, thanë burime nga policia.

Sipas New York Post, një video ka filmuar momentin kur Ornela Shehi bie nga ballkoni, por nuk bëhet e qartë nëse video është nga kamerat e sigurisë pranë vendngjarjes. Vetëm pas pak sekondash, video ka filmuar edhe Belliun teksa bie nga ballkoni në trotuar.

Familjarët të tronditur në vendngjarje
Familjarët të tronditur në vendngjarje

Policia në Nju Jork tha se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Fqinjët thanë se çifti “ishte i qetë” dhe “i mbanin gjërat për vete”. Ata ishin parë shpesh të dilnin të dy shëtitje me kembë.

Aktori Florind Belliu ishte raportuar “në gjendje të trazuar emocionale” i humbur në muajin prill, por policia e gjeti atë disa orë më pas jo shumë larg banesës.

Burimet thanë për gazetën amerikane se policia nuk kishte marrë asnjëherë raportime për dhunë mes çiftit, dhe se ata kishin rreth 4 muaj që ishin zhvendosur në apartamentin e ri.

Belliu dukej se e kishte paralajmëruar një tragjedi të tillë, pasi në një postim në Facebook, ai i kërkonte falje fëmijëve teksa u shkruante se “babai i tyre nuk e ka shkelur kurrë ligjin”. Belliu fliste për një lloj “komploti të gjerë dhe të shtrirë gjatë në kohë të organizuar kundër tij nga shumë persona”, çka ka ngritur dyshimet se ai mund të ishte i ngarkuar psikologjikisht.

Trupat e pajetë të Florind Belliut dhe Ornela Shehit
Trupat e pajetë të Florind Belliut dhe Ornela Shehit
Florind Belliu dhe Ornela Shehi
Florind Belliu dhe Ornela Shehi

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img