Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA!!! Momenti kur shoferi 19 vjeçar merr përpara me makinë gruan në Durrës, shpëton mrekullisht fëmija

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TË RËNDA!!! Momenti kur shoferi 19 vjeçar merr

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku një mjet i drejtuar nga një shofer 19 vjeçar ka marrë para një grua që ishte bashkë me fëmijën e saj. Vjaldo Hima ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe ka parakaluar në krahun e kundërt.

Në videon e mëposhtme duket qartë momenti kur gruaja me fëmijën po kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën dhe teksa një makinë ka ulur shpejtësinë që të kalojnë nëna më fëmijën, një tjetër automjet vjen nga pas me shpejtësi të lartë dhe përplas fuqishëm këmbësoren.

Fatmirësisht makina nuk ka kapur fëmijën. Gruaja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve." Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi V. H., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi ka aksidentuar shtetasen A. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve", njoftoi Policia e Durrësit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu