Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA! Ky është momenti kur efektivi Ludian Zaimi qëllon për vdekje kolegun e tij

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TË RËNDA! Ky është momenti kur efektivi Ludian Zaimi

Një ngjarje e rëndë mbrëmjen e djeshme në Tiranë,  ku efektivi Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55 vjeç.

Emisioni ‘Sot’ në Euronews Albania ka siguruar videon ekskluzive të momentit, kur Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun, Saliasi, brenda ambienteve të komisiaritit nr.3 në kryeqytet.

Në pamje shihet 25-vjeçari, Zaimi, i cili kthehet me fytyrë nga 55-vjeçari, duke qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij. Krimi i rëndë ndodhi pas një konflikti banal mes viktimës dhe autorit pak pas ndarjes së turneve.

Në lidhje me ngjarjen, autori është shprehur se kolegu e tallte prej kohësh dhe se kjo e kishte çuar atë për të marrë vendimin ekstrem, duke e vrarë. Pas vrasjes së rëndë Ludian Zaimi u arrestua nga Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll