Hapësire reklamuese

Bota

PAMJE TË RËNDA: Gazetarja e Al Jazeera-s vritet teksa po raportonte për sulmet e ushtrisë izraelite

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TË RËNDA: Gazetarja e Al Jazeera-s vritet teksa po raportonte

Gazetarja e Al Jazeera, Shereen Abu Aqleh, mbeti e vrarë me armë zjarri dje, teksa po raportonte për një operacion të forcave izraelite të sigurisë në qytetin Jenin, në Bregun Perëndimor.

51 vjeçarja u qëllua nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

Ajo u godit nga një plumb në kokë, ndërsa mbulonte bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se vdekja e gazetares është një lajm i trishtuar dhe shtoi se i ka propozuar Autoritetit Palestinez që të kryejnë një hetim patologjik për vdekjen e saj.

“Gazetarët duhet të mbrohen në zonat e konfliktit dhe që të gjithë ne kemi përgjegjësi që ta kuptojmë të vërtetën”, shkroi ai në Twitter.

Mediet e huaja publikuan pamjet e vrasjes së gazetares, e cila mbante një helmetë në kokë, por fatkeqësisht nuk u shpëtoi plumbave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu