15 persona, përfshirë punonjës të kujdesit shëndetësor, infermierë dhe ndihmës u arrestuan në Itali pasi akuzohen për keqtrajtim dhe abuzim seksual ndaj 25 pacientëve psikiatrikë.
Mediat italiane shkruajnë se hetimi është koordinuar nga prokuroria e Foggia-s, dhe u krye nga Njësia Hetimore e Karabinierëve dhe Nas.
15 personat janë arrestuar me akuzën për keqtrajtim të rëndë, sulm seksual dhe dhun ndaj 25 pacientëve me probleme mendore të shtruar në spitalin Don. Uva e Foggia.
Bëhet fjalë për pacientë që ndodhen në kushte paaftësie fizik ose mendor të shtruar në repartin e psikiatrisë femërore dhe janë të gjithë nga mosha 40 deri në 60 vjeç.
Keqtrajtimi ishte i përditshëm: 25 pacientët viktima të dhunës kapeshin për flokë e trup, goditeshin në fytyrë me shuplaka e grushta dhe tërhiqeshin zvarrë nëpër korridore. Po ashtu pacientët janë abuzuar seksualisht.