Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Atentat në Sarandë? Policia rrethon BMW-në e bërë shoshë nga plumbat, neutralizon pronarin e dyqanit

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TË RËNDA/ Atentat në Sarandë? Policia rrethon
Të shtëna me armë zjarri u raportuan pak më herë në qytetin e Sarandës. Burime për JOQ bëjnë me dije se policia ka konstatuar një mjet tip BMW të braktisur në mes të qytetit, ku dera e së cilës ishte bërë shoshë me plumba në drejtimin nga brenda-jashtë. Siaps të njëjtave burime thuhet se dikush ka qëlluar me armë derën e shoferit, ku ky i fundit më pas ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë. Në videon e siguruar nga JOQ shihet se si policia neutralizon pronarin e një dyqani aty pranë, pasi ka refuzuar t’u japë pamjet e kamerave të sigurisë për rrjedhën e ngjarjes. Ndërkohë, mësohet se deri më tani në spital nuk është paraqitur asnjë person i plagosur. © Video e marre nga JOQ 
 
View this post on Instagram
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese